Dyshohet për kurdisje: Prokuroria nis hetimet për ndeshjen e fituar të Ballkanit ndaj Dinamo Zagreb

Ndeshja mes Ballkanit dhe Dinamo Zagreb, e zhvilluar më 5 tetor 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Konferencës, dyshohet se është kurdisur.

Rreth kësaj çështje, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit i jeni referuar, më konkretisht dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Kurdisja e ndeshjes ose e sportit”, nga neni 337 të KPRK-së, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje,” ka thënë Ulaj për TV Dukagjinin.

Sipas saj, përveç institucioneve përkatëse të Kosovës, në këtë rast është përfshirë edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar.

Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime në drejtim të kësaj vepre penale, përfshirë edhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në këtë çështje,” tha Ulaj.

TV Dukagjini ka provuar të kontaktojë edhe presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi dhe menaxherin e klubit, Idriz Hajrizi, por asnjëri prej tyre nuk ishte i qasshëm.

Në ndeshjen në fjalë, Ballkani kishte fituar ndaj Dinamo Zagreb, me rezultat 2:0. Teksa, në përballjen e zhvilluar dy muaj më vonë në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, konkretisht 14 dhjetor 2023, skuadra kroate kishte triumfuar me rezultat bindës 3:0.

Në grupin C të Ligës së Konferencës kishin qenë edhe Viktoria Plzen dhe Astana, nga të cilat Ballkani kishte arkëtuar vetëm një pikë.

Kampioni në fuqi i Kosovës kishte barazuar 0:0 me Astanën, si mysafir.

Skuadra nga Suhareka e kishte mbyllur fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, në pozitën e fundit me katër pikë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika