Një aksident i rëndë ndërtimi ka ndodhur në Vjenë, ku si pasojë e shembjes së skelës dhe kallëpeve të betonit në rrugën Porzellangasse, kanë humbur jetën katër persona.
Sipas raportimeve të mediave austriake, katër persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës, njofton Dukagjini.
Teksa të njëjtit sipas postimeve të familjarëve në rrjete sociale janë nga Kosova.
Zëdhënësi i zjarrfikësve, Martin Hofbauer, deklaroi se ekipet emergjente janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes dhe kanë ndërhyrë në vendin e aksidentit, ndërsa pas rreth 90 minutash u raportua viktima e parë e plagosur rëndë.
Sipas mediave austriake, zona e kantierit është bllokuar nga policia për të mundësuar operacionet e shpëtimit dhe largimin e viktimave, ndërsa në vendngjarje kanë intervenuar edhe ekipet e emergjencës dhe shërbimet për menaxhimin e fatkeqësive, duke e rrethuar zonën në një perimetër të gjerë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.