Pas kërkimeve intensive që zgjatën për më shumë se një ditë, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më 27 nëntor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, trupi është lokalizuar sot rreth orës 12:45 në pendën e fshatit Livoq.
Këtë e ka e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Valon Osmani, për Dukagjinin.
“Sot, me datë 28.11.2025 rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësorë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Osmani.