The Sims Mobile po i vjen fundi, pasi kompania EA do ta mbyllë më 20 janar, pothuajse tetë vjet pas debutimit të kësaj loje në mars të vitit 2018.
Përditësimi që mbërriti të hënën është i fundit, dhe EA ka njoftuar se do ta heqë video-lojën nga lista më 21 tetor. Meqë loja kërkon serverë online, ku ruhet progresi, nuk do të jetë më e mundur të luhet The Sims Mobile.
“The Sims Mobile dhe komuniteti i The Sims në përgjithësi janë plot kreativitet, mirësi dhe imagjinatë. Na keni mahnitur me tregimet tuaja, versionet dhe Sim-ët. Jemi krenarë që e kemi ndarë këtë udhëtim me ju dhe, si shenjë mirënjohjeje, kemi përgatitur disa surpriza ndërsa i afrohemi kapitullit të fundit të TSM-së”, thuhet në njoftimin në blog.