Edhe Islanda bojkoton Eurovisionin 2026 pas konfirmimit të pjesëmarrjes së Izraelit

Islanda është bërë vendi i pestë që vendos të bojkotojë “Eurovisionin” e vitit 2026, pas Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Holandës.

Të gjitha këto vende tërhiqen nga gara pas konfirmimit zyrtar javën e kaluar se Izraeli do të marrë pjesë, raporton BBC.

Sipas transmetuesit publik islandez, RUV, pjesëmarrja e transmetuesit izraelit, KAN, ka shkaktuar përçarje mes anëtarëve të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) dhe tek publiku i gjerë.

Islanda kishte paralajmëruar më parë se po konsideronte të mos merrte pjesë në “Eurovision” 2026, por vendimin përfundimtar e mori vetëm pas mbledhjes së bordit të transmetuesit publik të mbajtur të mërkurën.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika