Edhe Taravari arsyeton humbjen: BDI-ja ka preferuar të manipulojë me vota joshqiptare

Pas shpalljes së rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale ka reaguar kandidati i VLEN-it, Arben Taravri.

Sipas tij, BDI-ja ka manipuluar me vota joshqiptare, por, sipas tij, manipulimeve do tu vije fundi më 8 maj.

“Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari. Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, ka shkruar Taravari në Facebook.

Deri më tani nga 81 për qind të votave të numëruara, Taravari ka marrë 72.373 vota, kundrejt 102.565 votave të Bujar Osmanit të Frontit Evropian.

 

 

Edhe Arianit Reka, zëdhënës  Taravarit, ka kritikuar Frontin Evropian, duke thënë se kanë bërë koalicion me komunitet tjera pakicë.

“Rezultati është i jashtëzakonshme për ne… dhe ka një atmosferë mjaftë pozitive. Rezultati është i mirë, siç e dini në këto zgjedhje kishim dy blloqe, ishte blloku VLEN dhe blloku tjetër që ishte bllok multietnik. Votat që janë marrë nëpër komunitete që janë nëpër vendbanimet multietnike nuk janë marrë më vendbanimet shumicë ku janë shqiptarët”, ka thënë Reka.

Gjithashtu, edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka thënë koalicioni VLEN është fitues i votave shqiptare, ndërsa sipas tij, BDI-ja ka edhe votat e komuniteteve tjera.

“VLEN është përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto rezultate nuk nxjer deputet shqiptar. BDI me këto zgjedhje humbi legjitimitetin politik të flasë në emër të shqiptarëve”, ka thënë Kasami.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika