Ekipet e kërkim-shpëtimit “në garë me kohën”

Ekipeve të kërkim-shpëtimit po u vështirësohet puna për shkak të motit të ftohtë në Turqi dhe Siri

Temperaturat e ulëta po vështirësojnë punën e punëtorëve të kërkim-shpëtimit në vendet që pësuan nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Përpjekjet e shpëtimit po bëhen “më të vështira” për shkak të motit të ftohtë në Turqi dhe Siri, paralajmëruan ekspertët, shkruan CNN.

“Është ftohtë por edhe koha që kalon…Kur është ftohtë, kjo ndikon edhe më shumë në përpjekjet e shpëtimit”, ka thënë zëdhënësja e Oxfam në Turqi, Meryem Aslan për John Vause të CNN.

“Përveç motit, ka ende zona ku njerëzit po përpiqen të gërmojnë me duar. Ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur ende kudo. Është jashtëzakonisht e vështirë. Ne po garojmë me kohën”, shtoi ajo.

Foto nga AP

Temperaturat tashmë janë shumë të ulëta, por parashikohet të bien disa gradë nën zero të mërkurën e tetë shkurtit.

Ndërkohë në Aleppo të Sirisë temperaturat pritet të qëndrojnë në zero.

Reshjet e shpërndara dhe bora në rajon pritet të vazhdojnë, duke vënë në rrezik jetën e të bllokuarve nën rrënoja, të cilët tashmë kanë kaluar ditë pa ushqim dhe ujë.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që preku Turqinë e Sirinë të hënën, është rritur në më shumë se 9 mijë.

Pasojat e tërmetit në Turqi

Statistikat e përditësuara tregojnë se më shumë se 6 mijë e 597  njerëz kanë vdekur në Turqi, ndërsa afro 2500 raportohen të vdekur në Siri.

Ndërkohë që numri total i të vdekurve ka arritur në 9427.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar, madje edhe shtetet e tjera kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit në shenjë ndihme ndaj Turqisë.

Vendi është goditur nga një tërmet të hënën e 6 shkurtit, me magnitudë 7.8.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është planifikuar të vizitojë Kahramanmaras dhe Hatay, kështu ka njoftuar zyra e presidentit.

Ndërsa, është theksuar se do të shkojë edhe në Pazarcik, aty ku ishte epiqendra e tërmetit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika