Ekskluzive: Xhaka ka përgatitur një festim ndaj Serbisë – tregon Munishi

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar se Granit Xhaka ka përgatitur një festë të veçantë ndaj Serbisë.

“Granit Xhaka e ka përgatitë një festë të veçantë nëse shënon ndaj Serbisë. Nuk mund ta zbuloj se çka, por do jetë diçka fantasike”, ka treguar Munishi.

Ai po ashtu shtoi se ky festim “do t’i ketë përmasat më të mdhaja se të shqiponjës. Ai nuk është penduar për festimin ndaj Serbisë”.

Kjo është vetëm nata e pestë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika