Ekstradohet në Bosnje i dyshuari për masakrën e Dubravës

Sinisha Petriq Zenica, vrasësi famëkeq i klanit të Zemunit, i cili dyshohet si pjesëmarrës edhe në masakrën e Dubravës, është ekstraduar në Bosnje nga Spanja

Sinisha Petriq Zenica, i cili dyshohet si pjesëmarrës edhe në Masakrën e Dubravës, është ekstraduar në Bosnje nga Spanja.

Siç raporton “Slobodna-bosna”, ndonëse ekstradimi i Petriqit ishte planifikuar që nga janari, megjithatë procedurat e shtynë afatin.

I njëjti dyshohet se ishte prapa grupit që vrau 95 shqiptarë të burgosur në Dubravë, mes 22 dhe 24 maj të vitit 1999.

Po ashtu, ai dyshohet për vrasjen në kafenenë “Panda”.

Petriq ishte një vrasës me pagesë i klanit të Zemunit dhe krahu i djathtë i Luka Bojoviqit. Ai është transferuar në burgin e Foçës, ku do ta vuajë pjesën tjetër të dënimit me burg, pasi Gjykata e Qarkut në Banja Llukë mori përsipër vendimet e gjykatave të huaja.

Petriq do të duhet të vuajë atje tri vjet dënim, por supozohet se do të qëndrojë një vit, e “me sjellje të mirë” do të lirohet më pas.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika