Ekuadori kërkon vendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë

Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguin, ka kërkuar rivendosjen e vizave për disa shtete, në listën e të cilave figuron edhe Shqipëria





Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguín, është shprehur se për arsye sigurie, është vendosur që shtetasve të 37 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, t’u vendosen vizat.

Media ekuadoriane Primicias, raporton se kjo kërkesë është për t’i ndaluar “mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet evropiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru”.

Ai thekson se tashmë, për arsye sigurie, qytetarët e 37 shteteve, mes tyre edhe Shqipëria, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador, raporton Primicias.

Bashkëpunimi për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shkëmbimi i informacionit të inteligjencës, është rritur midis Ekuadorit, Britanisë së Madhe dhe Spanjës.

“Mafiat që veprojnë në Shqipëri dhe prej andej edhe në vende të tjera evropiane, veprojnë edhe nëpërmjet drejtuesve të ndryshëm të bandave dhe operatorëve nga burgjet e Ekuadorit, Kolumbisë dhe Perusë”, ka thënë ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguín.

Ministri i Jashtëm i Ekuadorit e ka konsideruar si vendim të gabuar heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë, sipas tij kjo ka bërë që të rritet krimi në Ekuador.

“Në vendin tonë u vendosën delikuentë nga Shqipëria dhe, në fakt, mafia të caktuara nga Haiti dhe Afrika”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika