“Elektroseveri” vazhdon ta mbajë peng marrëveshjen për energji

Qeveria e Kosovës do të vazhdojë t’iu paguajë rrymën qytetarëve që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës. Derisa, Elektroseveri përveç dërgimit të listave të konsumatorëve që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës, në KOSTT, nuk dihet nëse kompania ka ndërmarr edhe ndonjë hap tjetër, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për energji mes Kosovës e Serbisë

Ilustrim





Përveç dërgimit të listave të konsumatorëve, që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, ende nuk dihet nëse kompania ‘Elektrosever’ ka bërë ndonjë hap tjetër në zbatim të udhërrëfyesit për energji.

Kjo kompani serbe, dorëzoi listat e konsumatorëve në KOSTT, vetëm pas kalimit të afatit 100 ditorë, dhe pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian. Nga Operatori i Sistemimit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), në lidhje me hapat e mëtutjeshëm që ka bërë kompania për fillimin e faturimit të energjisë elektrike në komunat veriore, kanë thënë se përgjigje duhet të jap ZRrE-ja.

“Në ndërlidhje me pyetjet tuaja, ju lutemi drejtohuni në ZRrE dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, si organe kompetente për mbikëqyrjen e procesit për implementimin e Udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në përgjigjen e KOSTT-it.

Por, nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, nuk kanë kthyer përgjigje që nga java e kaluar.
E të martën, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se presin që kjo çështje të zgjidhet, dhe se ekzekutivi do vazhdojë të mbulojë shpenzimet e asaj pjese.

“Sa i përket marrëveshjes ka pasur disa përparime në zbatim të marrëveshjes kemi thënë që Qeveria e Kosovës do të mbuloj devijimet deri në afatet e parapara, deri në afatet e impelmentimit me marrëveshje. Ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes janë paraparë disa hapa shumica prej tyre ne afatin fillestar skanë qenë të përmbushur”, ka thënë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë.

Ekspertët e energjisë, thonë se faturimi dhe nisja e pagesave nga ana e qytetarëve që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, do të ketë efekte pozitive për sektorin energjetik.

“Në anën tjetër, për sektorin energjetik ndërprerja e socializmit të kostos të konsumit të energjisë elektrike të qytetarëve të veriut, e liron shumë sektorin energjetike, posaçërisht KOSST-in, nga një ngarkesë financiare të cilën e ka bartur, me vite të tëra”, ka thënë eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa.

Në lidhje me këtë çështje, drejtori i kompanisë serbe, “Elektrosever”, Boban Novaković ka thënë se nuk mund të përgjigjet në asnjë pyetje, derisa kompania të bëhet plotësisht funksionale.

“Më vjen shumë keq, por nuk kam të drejtë të përgjigjem për asnjë nga këto pyetje derisa kompania të bëhet plotësisht funksionale”, ka thënë drejtori i kompanisë “Elektrosever”, Boban Novaković.

Nga Bashkimi Evropian, kanë kthyer të njëjtat përgjigje si herët e kaluara, ku kanë thënë se si rezultat i ndërmjetësimit, të BE-së, KOSSTT dhe kompania “Elektrosever” kanë arritur marrëveshje të standardeve teknike, ashtu siç është e paraparë në udhërrëfyesin, duke u bërë thirrje palëve që të zbatojnë detyrimet që kanë.

“BE-ja është njoftuar që Kosova zyrtarisht ka nisur periudhën 15-ditore të konsultimit nën lehtësimin e BE-së sipas nenit 8 të Udhërrëfyesit. Si rezultat i lehtësimit të BE-së, më 18 tetor, Operatori i Sistemit të Transmisionit të Kosovës KOSTT dhe furnizuesi serb i Kosovës Elektrosever finalizuan nënshkrimin e marrëveshjeve të standardeve teknike siç parashihet me nenin. 3 të Udhërrëfyesit. Të njëjtën ditë, Elektrosever ofroi një bazë të dhënash për klientët sipas nenit. 2 të Udhërrëfyesit. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të zbatojnë më tej detyrimet e tyre në pritje të Udhërrëfyesit pa vonesa të mëtejshme. Me afrimin e shpejtë të dimrit, nuk ka kohë për të humbur”, thuhet në përgjigjen e Bashkimit Evropian.

Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, ZRrE-ja në korrik të këtij viti, i kishte lëshuar licencën kompanisë ‘Elektrosever’, por që për zbatim të marrëveshjes u desh që palët përsëri të shkojnë në Bruksel meqenëse kompania serbe nuk e përfilli atë.

 





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika