KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi tregon vendimin e parë që pritet të merret

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se KQZ-ja është në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës së zgjedhjeve.

Në emisionin FIVE, Elezi tha se organizimi i zgjedhjeve do të bëhet në afate të shkurtra kohore.

Ai shtoi se një nga vendimet e para që do të ndërmarrë KQZ, pas caktimit të datës, do të jetë rishikimi i afateve të aktiviteteve zgjedhore dhe përshtatja e tyre sipas rrethanave.

Sipas tij, kjo do të varet nga koha në dispozicion për organizimin e procesit, nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit.

“Aktualisht jemi ne pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës për mbajtjen e  zgjedhjeve. Organizimi i tyre do të behet ne afatet e shkurtra kohore, dhe një nga vendimet e para që do të ndërmarrë KQZ pasi të caktohet zyrtarisht data e zgjedhjeve atëherë do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhor edhe përshtatja e tyre sipas nevojës dhe rrethanave. Kjo do të varet nga ajo se sa kemi në dispozicion për të organizuar procesin zgjedhor nga dita e shpalljes së datës së zgjedhjeve deri ne ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika