Elshani: Situata në veri mbetet e qetë, por delikate

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, në një intervistë për Radio Dukagjini, ka konfirmuar që situata në veri mbetet e qetë. Ai ka theksuar delikatesën e situatës për shkak të zhvillimeve aktuale dhe të kaluara. Në lidhje me posterat në gjuhën serbe në Zubin Potok, ai ka informuar se punëtorët teknikë i kanë larguar ato

Zyrtari i Policisë së Kosovës nga drejtoria në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut ka deklaruar për Radio Dukagjinin se situata në veri mbetet e qetë, dhe posterat e vendour gjatë natës së kaluar në Zubin Potok janë larguar nga objektet e vendosura.

“Situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, është delikate dhe vazhdon të mbetet e tillë për shkak të zhvillimeve që janë duke ndodhur dhe ato që kanë ndodhur më herët. Mirëpo, situata është e qetë”, ka thënë Elshani.

Për çështjen e posterave në gjuhën serbe të vendosura në disa objekte në Zubin Potok, ai ka deklaruar se janë punëtorët teknikë që i kanë larguar ato.

Tutje, ai ka bërë thirrje që të përfillen kërkesat nga ana e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar për përdorimin e pikave të tjera kufitare nga ana e qytetarëve të Kosovës.

“Është lajmëruar një ngjarje në rrjetet sociale dhe e kemi atë informacion që në fshatin Rudar do të ketë ndonjë bllokim të rrugës dhe është paralajmëruar prej orës 12:00 deri në 15:00. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar që ka bërë thirrje për këto rekomandime për shmangie të qarkullimit në atë pjesë është mirë që të përfillen”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika