Elshani: Zyra ilegale për punësim në veri u mbyll me urdhër të prokurorit

Në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, ka folur për aktivitetet e sotme policore në veri.

Elshani ka thënë se Policia e Kosovës kishte asistuar inspektoratin komunal të Mitrovicës së Veriut për të hyrë në një ndërtesë.

“Kur kemi hyrë aty, e kemi parë që është duke funksionuar një zyrë për punësim,” ka deklaruar ai, duke shtuar se janë konsultuar me prokurorin, i cili ka dhënë urdhër për ta mbyllur atë ndërtesë deri në verifikimin e provave dhe fakteve.

“Ajo është mbyllur dhe konsiderohet të jetë nën menaxhimin e komunës,” ka theksuar zëvendësdrejtori.

Ai ka shtuar se Policia, gjatë 48 orëve të fundit, ka realizuar disa asistenca në atë zonë dhe se e fundit kishte të bënte me palestrën sportive, e cila është marrë nën kontroll nga inspektorët komunalë.

“Sot në mëngjes, rreth orës 9:00 deri në 9:30, ka pasur një tubim të fëmijëve, prindërve dhe njerëzve që kanë frekuentuar atë palestër sportive, mirëpo ka qenë një protestë e qetë,” ka thënë Elshani.

“Sipas informatave që kemi ne, komuna, inspektorët komunalë dhe Drejtoria e Kulturës dhe Arsimit e kanë marrë nën mbikëqyrje këtë palestër sportive dhe me siguri që do ta funksionalizojnë shumë shpejt,” ka shtuar ai.

Më tej, Elshani ka thënë se të gjitha procedurat tjera të asistencës ndaj inspektorëve kanë kaluar pa incidente.

“Kanë shkuar qetë për ne, ato procedurat ligjore brenda veprimtarisë së inspektorëve ose të Ujësjellësit Rajonal KRU Mitrovica. Ne nuk kemi nevojë të ndërhyjmë aty, sepse ato janë përgjegjësi të ujësjellësit. Ata kanë kërkuar asistencën tonë si institucion shtetëror dhe ne kemi obligim të asistojmë. Ka qenë me rëndësi për ne që çdo gjë të shkojë në rregull dhe nuk ka pasur ndonjë problem për t’u theksuar. Ne do ta ofrojmë asistencën tonë sa herë që na kërkohet nga institucionet tona,” ka deklaruar ai.

Elshani gjithashtu ka shtuar se protesta e sotme në veri nuk është diçka e jashtëzakonshme.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika