Ende s’ka përfunduar raporti i BE-së për heqjen eventuale të masave ndaj Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka theksuar se në këtë raport do të përfshihen edhe zhvillimet e fundit, përfshirë këtu mbylljen e pikave ilegale të bankave serbe në vend dhe aksionin e Policisë së Kosovës për konfiskimin e dinarëve

Raporti i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në lidhje me heqjen eventuale të masave të vendosura nga BE për Kosovën, ende nuk ka përfunduar.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për medie.

Sipas Stanos, raporti ende nuk ka përfunduar dhe rrjedhimisht nuk është u dërguar as shteteve anëtare.

Gjithashtu, Stano ka theksuar se në të do të përfshihen edhe zhvillimet e fundit, përfshirë këtu mbylljen e pikave ilegale të bankave serbe në vend dhe aksionin e Policisë së Kosovës për konfiskimin e dinarëve.

“Masat janë vendosur si përgjigje e hapave të pakoordinuar e të njëanshëm që dërgojnë drejtë eskalimit të mëtejmë, dhe nuk ndihmojnë në deeskalim. Ato ishin vendosur me qëllimin që të motivojnë autoritetet kosovare që të punojnë drejt deeskalimit, kështu që sigurisht gjithçka që po ndodh në terren dhe ka ndikim negativ në përpjekjet për deeskalim, po merret parasysh dhe përfshihet në raport”, ka thënë Stano.

Tri javë më parë, Stano kishte deklaruar se raporti i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në lidhje me zbatimin e kërkesave të BE-së para heqjes së masave, ishte në përfundim e sipër dhe pritej që shumë shpejt t’u dorëzohej vendeve anëtare para se eventualisht të merrej një vendim.

Stano: Raporti i BE-së për largimin ose jo të masave ndaj Kosovës është afër finalizimit

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika