Erdogan dhe Guterres udhëtojnë në Ukrainë për të takuar Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do të takohet gjatë ditës së enjte me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan me qëllim që t'i rishikojnë mundësitë që mund të ndërmerren për t'i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi

Recep Tajip Erdogan, Antonio Guterres dhe Volodymyr Zelensky

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të takohen të enjten në Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërsa, OKB ka bërë të ditur se Guterres ka mbërritur në Lviv të mërkurën në mbrëmje.

Takimi, i planifikuar që do të zhvillohet në qytetin perëndimor të Lviv,  sipas një deklarate nga presidenca turke do të diskutohet për përpjekjet që synojnë të bëjnë në lidhje me përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë përmes kanaleve diplomatike.

Gjithashtu, të tre udhëheqësit do të diskutojnë ruajtjen e eksporteve të grurit të Ukrainës në tregjet botërore, raporton AA, trasnmeton Dukagjini.

Ata pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit trepalësh.

Guterres dhe Erdogan ndihmuan që Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas në fund të korrikut, duke thyer një bllokadë në portet e Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.

Shefi i OKB-së është planifikuar gjithashtu të vizitojë Qendrën e përbashkët të Koordinimit për monitorimin e eksporteve të grurit përtej Detit të Zi në Stamboll të shtunën.

Për të mbikëqyrur procesin, Qendra e Përbashkët e Koordinimit (JCC) në Stamboll është lansuar zyrtarisht më 27 korrik, e përbërë nga përfaqësues nga të tre vendet dhe OKB-ja, për të mundësuar transportin e sigurt të produkteve ushqimore dhe plehrave tregtare nga anijet tregtare.

Marrëveshja e grurit një hapë më afër mundësisë për të nxjerrë drithërat e Ukrainës në treg

Arrihet marrëveshja për eksportimin e grurit të Ukrainës

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika