Erdogan: Nuk ka paqe në Lindjen e Mesme pa përfundimin e pushtimit të Palestinës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të hënën se nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme për sa kohë që Izraeli mban nën pushtim Palestinën.

Ai theksoi se stabiliteti rajonal është i pamundur pa përfundimin e pushtimit dhe krijimin e një shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967.

“Sa kohë që Palestina vazhdon të vuajë, asnjë vend në rajon nuk mund të ndihet i sigurt”, tha Erdogan gjatë fjalimit drejtuar kombit.

Udhëheqësi turk vuri në dukje se Turqia po vazhdon të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës, pavarësisht vështirësive.

“Edhe pse Izraeli vendos pengesa për dërgesat humanitare, ne po e vazhdojmë mbështetjen. Anija e 18-të me ndihma ka mbërritur në rajon, dhe 47 kamionë kanë arritur në pikën kufitare të Rafahut. Banorët e Gazës që jetojnë në kampe me tenda kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Dërgimi i kontejnerëve nga vendi ynë do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të tyre”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika