Erdogan: Terroristët nuk do të arrijnë kurrë të shkatërrojnë paqen në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka thënë se terroristët që përpiqen të shkatërrojnë paqen dhe sigurinë në Turqi nuk do të kenë kurrë sukses

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Të dielën e 1 tetorit, presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka thënë se terroristët që përpiqen të shkatërrojnë paqen dhe sigurinë në Turqi nuk do të kenë kurrë sukses. Këto deklarat vijnë pasi dy oficerë policie u plagosën kur një nga dy terroristët hodhi në erë veten para Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në kryeqytetin turk të Ankarasë në mëngjes.

Në fjalën e tij të hapjes për vitin e ri legjislativ të Parlamentit, Erdogan tha se akti i sotëm terrorist, në të cilin u neutralizuan dy kriminelë falë ndërhyrjes në kohë të policisë, ishte një “valë e fundit e terrorizmit”.

Ai shtoi se barra e futjes së moralit te grupet terroriste me kalkulime politike do të jetë shumë e rëndë.

Dy policë kanë pësuar lëndime të lehta kur njëri nga dy terroristët hodhi veten në erë përpara Departamentit të Sigurisë së Përgjithshme, ndërsa terroristi tjetër u “neutralizua” nga forcat e sigurisë në hyrje.

Policët e plagosur janë ende duke u trajtuar dhe lëndimet e tyre janë jashtë rrezikut për jetën, sipas ministrit të brendshëm turk.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim për sulmin terrorist.

Në lidhje me sulmin, Gjykata Penale e Paqes e Ankarasë ka lëshuar një ndalim të hyrjes dhe publikimit në media. /KP

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika