Erërat e forta shkaktojnë dëme, sigurohet objekti “pa kulm” i Komunës

Ekipet e zjarrfikësve dhe zyrtarë komunalë të Prishtinës kanë qenë në terren gjatë ditës pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta. Nga dëmet që kryesisht ishin rënie të kulmeve të ndërtesave, nuk ka pasur të lënduar. Njohës të fushës së ndërtimit të objekteve, theksojnë se problemi qëndron tek projektimi dhe mënyra e përfundimit të tyre

Paralajmërimi se kryeqyteti do të përballet me erëra të forta deri në 80 kilometra në orë, e rriti gatishmërinë institucioneve komunale për intervenim të dielën.

Ndihma e tyre qe e nevojshme që në orët e paradites, pasi erërat e forta nisën ta shkëpusin kulmin e kësaj mbuloje.

Ky objekt gjendet pak metra larg nga objekti i ri i Komunës së Prishtinës, kulmi i të cilit më 18 janar u rrëzua në tokë për të njëjtat arsye, e ku pësoi lëndime një vajzë.

Por kësaj here, përreth të njëjtit është vendosur një perimetër sigurie për të parandaluar dëmet eventuale nga erërat.

E kjo masë do vazhdojë deri në përfundimin e punimeve në objekt.

Nga Drejtoria e Emergjencave thonë se po bëjnë të pamundurën brenda kompetencave të tyre.

“Të gjitha fatkeqësitë natyrore ndodhin pa paralajmërim. Edhe erërat e forta janë pjesë e fatkeqësive natyrore dhe të gjitha që hyjnë në domenin e drejtorisë ne do ti ndërmarrim, ti njoftojmë qytetarët me kohë për çdo rrezik potencial që mund të vij dhe të bëjmë inspektimin e rregullt të hapsirave publike”, ka deklaruar Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë.

Ndërsa, sipas ekspertit të ndërtimit Kadri Morina, janë një sërë hallakash që e bëjnë një objekt të sigurt.

Ai thotë se institucionet duhet të mos kursehen kur bie fjala për sigurinë e qytetarëve.

“Objektet e reja të jenë shembull në ndërtim, se si duhet të projektohet, si të mbikqyret e si të ndërtohet. Mos të punojnënë atë formën çmimi ma i mirë, me mshel njërin sy e mos të ndërtohet objekti insitucional, të ndërtohen si psh e kemi rrugët që duhet prapë të sanohet. Këtu janë problemet se si te na shkon faza e ndërtimit, sanimit”, ka thënë eksperti i ndërtimit Kadri Morina.

Intervenimet e zjarrfikësve kanë vazhduar gjatë ditës edhe në pika të tjera të qytetit.

Erërat filluan qysh mbrëmë me dëme të evidentuara tek “Xhamia e Llapit”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika