Escobar demanton Qeverinë, thotë se dinari do jetë pjesë e dialogut në Bruksel

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka konfirmuar se dinari do të diskutohet në takimin e së martës në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, përkundër deklaratave paraprake të Qeverisë së Kosovës

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se dinari do të jetë një nga temat që do të diskutohet në takimin e së martës në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Edhe pse më parë, Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se nuk do ta çojë çështjen e dinarit në Bruksel, emisari amerikan ka pohuar se do të jetë temë diskutimi.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Escobar ka thënë se është e rëndësishme që çështja e dinarit të trajtohet në mënyrë të koordinuar dhe në përputhje me standardet evropiane.

“Po, po, absolutisht. Do të jetë. Dhe, kështu…. shikoni, duke u bazuar në takimet e mia të djeshme, unë sigurisht që shpresoj që ata do ta rishikojnë tani. Kjo nuk është një pyetje, nuk është një çështje politike. Ne duam ta bëjmë përpara se të bëhet një çështje humanitare. Pra, ka një rrugë përpara”, ka thënë ai.

“Pra, ne pajtohemi me pagesat elektronike, ne pajtohemi me euron dhe jemi dakord me një zgjidhje afatgjatë që u ofron transparencë dhe kapacitet për të luftuar pastrimin e parave dhe format e tjera të transfereve të paligjshme. Por, kjo duhet të bëhet siç duhet, [në mënyrë] të koordinuar dhe në atë mënyrë që të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka deklaruar tutje Escobar.

Po ashtu, ai është pyetur në lidhje me ndikimin e kësaj çështjeje në mbështetjen e SHBA-së për sigurinë e Kosovës, duke përfshirë marrjen e Javelinëve, Escobar ka theksuar se mbështetja e tyre për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë e Kosovës është e fortë dhe nuk do të ndikojë në angazhimin e tyre ndaj Kosovës.

“Unë nuk mendoj ashtu. Unë do t’ju them që mbështetja jonë për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë e Kosovës është e fortë. Tani pyetja se si ta trajtojmë këtë, do të jetë brenda sferës politike, por kjo nuk do të ndikojë në angazhimin tonë ndaj Kosovës”, ka deklaruar ai.

BE konfirmon takimin në mes të kryenegociatorëve të martën në Bruksel, do të diskutohet për dinarin

Po ashtu, edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, më 19 mars në Bruksel, që t’i vazhdojnë diskutimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin.

Përveç kësaj, në takim do të diskutohen edhe për tema të tjera që janë më urgjente në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, si për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika