Escobar për planin franko-gjerman: Pas diskutimeve mes dy qeverive, të fillojë një përfshirje e publikut

ShBA-ja dhe BE-ja kanë bërë angazhim politikisht, financiarisht, për të siguruar rezultatin përfundimtar që krijon stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, sipas të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Gabriel Escobar (Foto: Georgi Licovski)




I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë progresi për normalizim të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve është i rëndësishëm edhe për vet stabilitetin e rajonit.

Më tej Escobar ka diskuara edhe për ”Planin franko-gjerman”, ku ka thënë se detajet e këtij propozimi janë duke u diskutuar në kuadër të dialogut të drejtuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne e mbështesim fuqishëm: Mendoj se pas diskutimeve mes dy qeverive, të fillojë një përfshirje më e madhe edhe e publikut”, ka thënë Escobar për RTK-në, transmeton Portali Dukagjini.

“Unë kam një partneritet të plotë me homologët e mi të BE-së. Ne jemi plotësisht të angazhuar përmes vendeve të QUINT-it. Për shkak se integrimi evropian është aspirata e të dyja vendeve (Kosovës e Serbisë), ky proces natyrisht duhet të drejtohet nga BE-ja”.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ngushtë me BE-në, me të dyja palët dhe partnerët evropianë në mbështetje të plotë të këtij procesi”, ka shtuar ai.

Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë angazhim politikisht, financiarisht, për të siguruar rezultatin përfundimtar që krijon stabilitet afatgjatë.

Escobara ka thënë se BE-ja ka qenë mbështetur vazhdimisht nga ShBA-ja për të menaxhuar situatën aktuale.




Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika