“Është duke luajtur në një ligë pa pikë”, Statovci flet për mosftesën e Dakut dhe Mujës te Shqipëria

Trajneri dhe analisti i rregullt i emisionit 'Dueli Sportiv' në TV Dukagjini, Faruk Statovci, ka komentuar mosftesën e Arbnor Mujës dhe Mirlind Dakut te Kombëtarja e Shqipërisë për miqësoret e marsit

Statovci ka thënë se kohëve të fundit asnjëri prej tyre nuk kanë formë konstante në ekipet e tyre.

Teksa, ka shtuar se aktualisht sulmuesi i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, është duke luajtur në një kampionat pa pikë.

“As Daku dhe Muja nuk kanë formë konstante në kohën e fundit dhe ky është duke luajtur në një ligë për të cilën shpesh them, ligë pa pikë. Në momentin që ti nuk je pjesë e marrdhënieve ndërkombëtare, je ligë pa pikë. Ku lun Rusia, ku lun kampionati rus? Ku lun Rubin Kazani, çdo dhjetë minuta duke hyrë në tunel. Mos bëni hajgare, s’di qysh shkojnë lojtarët atje”, tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika