Estonia i paralajmëron banorët rusë se mund të ndalohen nga BE-ja nëse i përgjigjen thirrjes së Putinit

Shteti estonez ka paralajmëruar banorët rusë se do të ndalohen nga BE-ja nëse i bashkohen thirrjes së presidentit rus për një mobilizim të pjesshëm që mund të sjellë 300 mijë trupa shtesë për të luftuar

Foto ilustrim





Estonia i ka paralajmëruar banorët rusë se do të ndalohen nga Bashkimin Evropian nëse i bashkohen ushtrisë së Vladimir Putinit.

Të mërkurën e 21 shtatorit lideri rus ishte përballur me një seri humbjesh në Ukrainë, dhe për këtë shkak ai ka njoftuar për një mobilizim të pjesshëm që mund të sjellë 300 mijë trupa shtesë për të luftuar.

Kërcënimi i rekrutimit masiv ka ndezur protesta anembanë vendit dhe burrat e moshës ushtarake kanë vazhduar të ikin.

Ndërkaq në Estoni, rreth 20 mijë banorë me nënshtetësi ruse që mund të thirreshin për luftë janë paralajmëruar të mos i përgjigjen draftit.

“Ne nuk do të ndalojmë askënd të ndjekë urdhrat, por pjesëmarrja në një krim kundër paqes është një vepër penale sipas ligjit estonez. Një banor estonez që i bashkohet ushtrisë ruse në luftë kundër Ukrainës do të humbasë lejen e qëndrimit dhe do të ndalohet nga BE. Nuk ka kthim për ata që shkojnë”.

“Megjithatë, nëse një rus që jeton në Estoni merr një urdhër mobilizimi nga Rusia dhe vendos të mos shkojë, Estonia i jep të gjithë mbrojtjen ligjore dhe nuk do ta lejojë Rusinë të detyrojë askënd”, ka thënë Eerik-Niiles Kross, një politikan, diplomat dhe ish-shefi i inteligjencës estoneze.

Duke shtuar se të gjithë banorët e ligjshëm me shtetësi ruse në Estoni kanë mbrojtjen kushtetuese dhe të njëjtat të drejta si të gjithë banorët e tjerë. Ndërsa, Rusia nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht këdo në Estoni që nuk ndjek projekturdhrat e shtetit rus.

E gjithë kjo ka ardhur pasi Finlanda ka thënë se do të ndalojë turistët rusë të kalojnë kufirin në ditët e ardhshme.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika