EULEX-i po e monitoron situatën e sigurisë në veri bashkë me Policinë dhe KFOR-in

Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se monitorimi i EULEX-it po bëhet në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in

Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se ky mision po e monitoron situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat veriore.

Me anë të një postimi në platformën X, Barbano njoftoi se monitorimi i EULEX-it po bëhet në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat ku po zhvillohet votimi për largimin e kryetarëve”, ka shkruar ai.

 

Dalja në votime është e ulët. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, vetëm 85 persona kanë votuar.

Qytetarët që marrin pjesë në zgjedhje zgjedhin opsionin “po” ose “jo” lidhur me shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Që procesi të jetë i suksesshëm, duhet që 50 për qind plus një votues të votojë për largimin e kryetarëve. Në të kundërtën, një nismë e tillë mund të merret sërish pas 12 muajsh.

Serbët kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, kur u zgjodhën kryetarët aktualë shqiptarë.

Në maj 2023, kur këta kryetarë shkuan në zyrë për të nisur mandatin, u përballën me revoltë të popullatës lokale, të cilët protestuan para ndërtesave komunale, të cilat njëkohësisht ishin objekte të komunave që funksionojnë sipas sistemit serb.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika