“Euractiv”: Lajçak me mision që ta qetësojë Beogradin për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, vlerësohet se ka marrë mbi supe misionin e “zbutjes së tensioneve” në mes të Prishtinës e Beogradit

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, vlerësohet se ka marrë mbi supe misionin e “zbutjes së tensioneve” në mes të Prishtinës e Beogradit.

Kështu është bërë e ditur nga rrjeti mediatik “Euroaktiv” përmes një shkrimi, ku kjo e fundit është e specializuar në çështjet e BE-së, duke raportuar për situatën e krijuar për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyn në fuqi me 1 shkurt për ndalimin e qarkullimit të dinarëve dhe çdo valute tjetër monetare përveç euros.

Në publikimin e “Euroactiv” theksohet se këtë mision të ri e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Zëdhënësi i BE-së Peter Stano përmendi se Lajçaku do të vizitojë Prishtinën si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ndihmuar partnerët të çojnë përpara dialogun”, thuhet ndër të tjera.

Tutje, specifikohet se presidenti serb Aleksandar Vuçiq të hënën në takim me Lajçakun ka theksuar “nevojën urgjente për zgjedhje në veri të Kosovës, formimin e Komunitetit të Komunave Serbe dhe kërkoi mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme nga Prishtina”.

Vizita e Lajçakut në Beograd i paraprin zbatimit të pritshëm të rregullores së Bankës Qendrore të Prishtinës, që e bën euron valutën e vetme për transaksione në Kosovë.

Euro ka qenë monedha e vetme që ka pasur të drejtën e qarkullimit sipas ligjeve të Kushtetuës së Kosovës. Tashmë BQK-ja ka bërë publik synimin e zbatimit të kësaj rregulloreje.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika