Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar pas lajmit se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, duke e quajtur politikën e BE-së ndaj vendit tonë “katastrofale”.
“Më në fund. Urime Kosovë. Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të vazhdojmë përsëri rrugën evropiane të Kosovës. E radhës: të procedohet aplikimi i anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur në sirtar prej vitesh”, ka shkruar Reuten në platformën “X”.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se BE-ja do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit të vitit 2026, duke hapur rrugën për rifillimin e procesit të integrimit evropian të vendit.