“Faleminderit që ia dhanë edhe një shancë Lumit për të jetuar…”, mblidhen mbi 141 mijë euro për Lumi Bordoniqin

Në emisionin "Radar" me Edita Doli në Radio Dukagjini, vetëm në dy ditë është arritur shuma që nevojitej për shërimin e Lumi Bordoniqit. Shuma që duhej të mblidhej ishte 130 mijë euro, por ushtarët e emisionit “Radar” mblodhën mbi 141 mijë euro

Në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini është mbledhur shuma për shërimin e Lumi Bordoniqit.

Shuma që duhej të mblidhej ishte 130 mijë euro, por ushtarët e emisionit “Radar” mblodhën mbi 141 mijë euro.

Pas marrjes së lajmit, babai i Lumit, Përparim Bordoniqi, është shprehur i lumtur për këtë fakt.

“Faleminderit që ia dhanë edhe një shancë Lumit për të jetuar”, ka thënë ai.

“Deshëm t’ju falënderojmë të gjithëve me atë kontribut që e dhatë, na keni bërë krenarë, edhe mua, edhe Lumin, edhe gjithë familjen time”, ka thënë babai i Lumit në një video për emisionin “Radar”.

Të hënën shuma fillestare e mbledhur ishte 20 mijë euro ndërsa pasi kësaj kësaj iniciative iu bashkua edhe “Radar” me Edita Dolin, shuma arriti mbi 141 mijë euro.

Lumi Bordoniqi është duke u përballur me një sëmundje agresive, diagnonza “Ewing Sarcoma”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika