Falet namazi i Kurban Bajramit

Namazi i Kurban Bajramit është falur sot në orën 05:34 të mëngjesit

Mëngjesin e hershëm të së dielës është falur namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Namazi i Kurban Bajramit është falur në orën 05:34 të mëngjesit.

Kurban Bajrami përkujton kohën kur profeti Ibrahim pa një ëndërr, për të cilën ai besonte se ishte një mesazh nga Allahu që i kërkonte të sakrifikonte djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Djalli e tundoi Ibrahimin duke i thënë se ai duhet ta kundërshtojë Allahun dhe ta kursejë djalin e tij. Ndërsa Ibrahimi, sipas fesë islame, ishte gati ta vriste djalin dhe në atë moment Allahu e ndaloi dhe në vend të tij i dha një qengj për kurban.

Bajrami fillon me shkuarjen e myslimanëve në xhami për falje, dhe për ta falënderuar Allahun për të gjitha bekimet që kanë marrë.

Është një kohë kur ata vizitojnë familjen dhe miqtë. Myslimanët gjithashtu duhet të japin para për bamirësi në mënyrë që edhe të varfërit të festojnë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika