Familjarët e Bashkim Smakajt: Bastisjet janë të padrejta, me akuza të pavërteta

Familjarët e Bashkim Smakajt, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, janë shprehur të habitur dhe të shqetësuar pas bastisjes së shtëpisë së tyre nga Gjykata Speciale.

Siç raporton ekipi i terrenit të RTV Dukagjini, bastisja ka filluar për më shumë se 5 orë dhe familjarëve u është ndaluar që të hyjnë në shtëpinë e Smakajt.

Një prej familjarëve ka treguar se nuk e kanë pritur këtë bastisje dhe nuk e dinë arsyen e saktë të saj.

Ai ka theksuar se kanë dëgjuar për bastisjet në mediat, por nuk kanë pasur informacione të detajuara mbi arsyet e kësaj bastisjeje.

“Ne nuk dimë asgjë rreth bastisjeve, kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. Nuk e kemi pritur këtë bastisje…Deshëm të shkojmë me shiku se çka po bëhet, me i dit arsyet pse, nuk mundemi me hy deri të dalin policia… Zoti Smakaj më ka axhë, unë djalë të vëllait e kam… Nuk besoj që kemi, nuk kemi bërë kurrfarë vepre. Nuk janë të mira këto bastisje, këto janë do akuza të pavërteta, me dëshmitarë të rrejshëm. Gjithkush flet diçka edhe këta i marrin si diçka, po nuk ka asgjë”, ka deklaruar Hetem Smakiqi – Axha i Bashkimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar bastisjet në shtëpitë e dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala dhe Bashkim Smaka.

Bastisjet ndaj Shalës i ka konfirmuar vetë avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

Ndërkaq, nga shtëpia e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, Dukagjini ka raportuar nga vendi i ngjarjes.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika