Familjet e prekura nga vërshimet në pritje të ndihmës nga komunat

Vërshimet nga të cilat u godit vendi javën e kaluar kanë lënë pa strehë familje në Obiliq e Fushë-Kosovë. Familja tetë-antarëshe në Obiliq pasi qëndroi me shpenzime vetanake në një hotel në kryeqytet tashmë përballet me vështirësi në sigurimin e qirasë për banesë. Me vështirësi të natyrës së njëjtë po përballen edhe familje nga lagjja “28” e Fushë-Kosovës. Nga dy Komunat kanë thënë se aplikimet për vlerësimin e dëmeve po vazhdojnë dhe hapat e mëtutjeshëm, do dihen pas përfundimit të procesit

Vërshimet nga reshjet e dendura të shiut javë më  parë e lanë pa strehë familjen Rizani nga Komuna e Obiliqit.

Pasi me shpenzime vetanake qëndruan në një hotel në kryeqytet, familja tetë antarëshe tash e dy ditë është zhvendosur në një banesë me qira në lagjen “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Ndonëse tani kanë një kulm mbi kokë, hall mbetet pagesa e qerasë në fund të muajit.

‘’Qiraja është e shtrenjtë, 580 euro e kam në muaj plus shpenzimet e nxemjes 70 euro, rrymës e ujit. Si prej Komunës m’kanë thanë largohu se na shpenzimet për një vjet i pagujmë s’është problem, kur bisedum tha qetash m’kanë thanë se dimë, bile nja 50 përqind me mujt me pague. M’kanë thënë që nashta 3 deri në 6 muaj edhe pse na kanë thanë dilni se e kryejmë’’, ka thënë Hajriz Rizani – I prekur nga vërshimet.

Rizvani thotë se mbetet në pritje të një zgjidhjeje të qëndrueshme nga komuna.

‘’Kërkesa ime dihet, me ma bo një zgjidhje se kjo nuk është jetë. E lus kryetarin e Komunës së Obiliqit që le ta merr këtë rast se gjendja është e shtirë, është shtirë t’ia kthesë shpinën shtëpisë. Neve s’na pranojke askush për qëndrim 3 muajsh, veç me kontratë një vjeçare u bëjke kontrata. Familjen pa i largu s’pata qare. Renë e kam shtatzënë, s’muj me i lënë familjarët në të ftoftë. Qiraja m’kish ndihmu shumë’’, ka thënë Hajriz Rizani – I prekur nga vërshimet.

Gjendje e rëndë mbetet edhe në lagjen “28” të Fushë – Kosovës, ku niveli i ujit ende nuk ka zbritur mjaftueshëm sa për të pasur qasje në disa shtëpi.

Familjet në to kanë gjetur strehim tek fqinjët e disa, kanë vazhduar në banesa me qira, në pritje të ndihmës nga komuna.

‘’Nuk është e banueshme. Kjo familja ka dal te xhamia se ne kemi lyp ndihmë po s’erdhi kush. As kësaj familje as neve. Kjo gruaja është me fëmijë jetim, s’erdhi kush t’mbante përgjegjësi. Na thane gjeni vet banesat, ne i pagujmë. Deri tash jo, bile po rrin pa ujë e pa rrymë. Nejti dy javë te unë, mandej shkoj atje po as atje s’po e ka mirë. T’ish ardh Komuna me do hidrofora me heq ujin bile, se shpinë e vet e ka ajo’’, ka thënë Kumrie Gashi – Familjare e të prekurve nga vërshimet.

Detaje se kur do nisë të ndihmojë familjet në strehim të përkohshëm, nuk ka dhënë Komuna e Obiliqit duke theksuar se aplikimi për familjet e prekura nga vërshimet mbetet i hapur dhe se pas skanimit të përgjithshëm të gjendjes, komuna do vendos për hapat e mëtejshëm.

Në komunën e Obiliqit, të prekura nga vërshimet janë 4 familje, njërës prej së cilave i është ofruar strehim nga komuna.

Përgjigje të po njëjtës natyrë ka dhënë edhe Komuna e Fushës-Kosovës e cila ka theksuar se në varësi të kërkesave të paraqitura dhe pas verifikimit të dëmeve nga komisioni, do të ndërmerren hapat e mëtejmë lidhur me buxhetin që do të mbulojë një pjesë të këtyre dëmeve.

Në Fushë-Kosovë, të evakuuara nga shtëpitë e tyre gjatë vërshimeve kanë qenë 12 familje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika