“Fantazitë e së kaluarës”, libri më i ri nga aktori Alban Maloku

Tashmë skena e aktrimit nuk do të jetë i vetmi vend ku do të dëgjojmë për aktorin kosovar. I ftuar në emisionin "112" nën valët e Radio Dukagjini, Alban Maloku ka treguar projektet e ardhshme të tij

Alban Maloku dhe Edita Dula

Aktori kosovar, Alban Maloku, ka paralajmëruar botimin e një libri për fëmijë të titulluar “Fantazitë e së kaluarës”. Libri, sipas tij, erdhi nga të kuptuarit se librat që ngjallin interes për fëmijët e ditëve të sotme janë të paktë.

I ftuar në emisionin “112” nën valët e Radio Dukagjini, së bashku në moderim të Edita Dula, Maloku ka mirëpritur telefontat e orëve të vona të së shtunës.

Përgjatë pranimit të telefonatave nga dëgjuesit, ai ka njoftuar për botimin e një libri për fëmijë, i cili flet për parahistorinë. Ndër të tjera, ai ka treguar se titulli i librit erdhi nga i biri i tij, Lumi.

“Ky libër veç se ka filluar të pëlqehet nga fëmijë të cilët ua kam lexuar”, thotë Maloku gjersa thekson se fëmijëve të sotëm është vështirë t’iu lësh përshtypje.

Përveç aktrimit dhe muzikës, një gjë është e sigurt. Tashmë, Alban Malokun do t’a shohim edhe në botime.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika