Faqja nacionaliste serbe “Bunker” ka publikuar disa pamje nga Mitrovica ku shihet djegia e flamurit kombëtar.
Nuk dihet se kush e ka bërë këtë veprim teksa as videot nuk kanë ndonjë mbishkrim, por ajo që dihet është se publikimi i atyre pamjeve u bë më 28 nëntor, në ditën e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, njofton Dukagjini.
Dukagjini do të provojë të marrë një përgjigje nga Policia në Mitrovicë lidhur me këtë rast.