Fëmijët nga Kosova nuk mund ta kalojnë kufirin Kosovë-Mal i Zi me certifikatë të lindjes

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se, të gjithë shtetasit e Kosovës për të kaluar kufirin e Malit të Zi dhe fëmijët nën moshën 18-vjeçare, duhet të pajisen me dokument udhëtimi të vlefshëm

Kufiri i Malit të Zi

Një njoftim për kalimin kufitar Kosovë-Mali i Zi ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ata kanë bërë të ditur se të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe fëmijët nën moshën 18-vjeçare, për ta kaluar kufirin Kosovë-Mali i Zi duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi.

Nga Mali i Zi është pezulluar vendimi i mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Kosova, janë lejuar që ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes.

Tashmë vendimi ka hyrë në fuqi, për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika