Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në parkun e Gërmisë, numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar

Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë bërë të ditur se janë pajtuar që edicioni i këtij viti i festivalit “Sunny Hill” të mbahet në parkun e Gërmisë, me ç’rast janë siguruar lejet e nevojshme

Përfundimisht festivali i muzikës “Sunny Hill”, do të mbahet në Kosovë.  Tashmë është caktuar edhe lokacioni për edicionin e sivjetmë, dhe ai do të jetë parku i Gërmisë.

Në një deklaratë të përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, thuhet se për shkak të hapësirës së kufizuar në parkun e Gërmisë, edhe kapaciteti i pjesëmarrësve do të jetë i tillë.

“Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministritë e linjës në Qeverinë e Republikës së Kosovës janë pajtuar që edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival të mbahet në parkun e Gërmisë, me ç’rast janë siguruar lejet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

“Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali”, ka vijuar njoftimi.

Po ashtu, në njoftim thuhet se hapëisra që do të merret në shfrytëzim, pas përfundimit të festivalit, do të pastrohet në afat rekord. Ky edicion do të mbahet me datat katër, pesë, gjashtë dhe shtatë gusht të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika