FFK-ja prezanton fanellat e reja të Kosovës

Rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian Kosova e fillon me uniformë të re

Rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”, përfaqësuesja e Kosovës e fillon me uniformë të re.

Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar të enjten e 23 marsit linjën e re të veshjeve dhe pajisjeve sportive të brendit të njohur italian “Errea”.

Linja e re e veshjeve prezanton tri dizajne të fanellave; Me të kaltrën Dardanët do të luajnë në shtëpi, me të bardhën në udhëtim, ndërsa ngjyra e zezë është përzgjedhur si opsion i tretë.

Me dizajn të ri, material cilësor dhe komoditet, fanellat dhe pajiset e reja sportive plotësojnë standardet më të larta të veshjeve sportive, e po ashtu ofrojnë rehati gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi trevjeçar të FFK-së me partnerin e UEFA-s “Errea”, ekipet kombëtare të të dy konkurrencave do të pajisen me të gjitha uniformat dhe pajisjet e nevojshme sportive.

“Urojmë që fanellat e reja të sjellin fat dhe suksese për Dardanët në ciklin kualifikues për Euro 2024!”, ka shkruar FFK-ja.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika