FIBA3x3 Challenger vjen në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka konfirmuar se gara e basketbollit “FIBA 3x3 do të mbahet në Prishtinë"

FIBA3x3Challenger në Kosovë

Vera e këtij viti do të sjellë shumë gjëra të reja në kryeqytetin tonë, këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka postuar disa foto nga një konferencë për media për FIBA3x3, ku ka treguar se kjo garë do zhvillohet nga 15-17 korrik 2022.

“#FIBA3x3Challenger po vjen në Prishtinë nga 15-17 korrik 2022!”, ka shkruar Rama.

Në konferencën për media, përveç se theksuam rëndësinë e këtij eventi për frymën sportive e kulturore të Prishtinës, i cili do të sjellë 16 ekipe prej krejt botës, zbuluam edhe maskotën e këtij edicioni”, ka shtuar ai.

Mezi po e presim korrikun, i cili do t’jetë i mbushun përplot aktivitete të cilat do ta bëjnë një verë të paharrueshme në Prishtinë!”tha Rama në postim.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika