Fillon armëpushimi katërditor në mes të Izraelit dhe Hamasit

Armëpushimi katërditor në mes të Izraelit dhe Hamasit ka filluar tashmë. Kjo pauzë vjen pas pothuajse shtatë javësh luftë, ndërsa marrëveshja e arritur në mes të dy vendeve përfshin edhe lirimin e pengjeve

Njerëzit mbajnë sendet e tyre rreth ndërtesave të shkatërruara në qytetin e Gazës, Gaza, më 11 tetor 2023. (Foto nga /Anadolu via Getty Images)

Ka filluar sot armëpushimi katërditor në mes të Izraelit dhe Hamasit, i cili shënon pauzën e parë pas luftimeve pothuajse shtatëjavëshe.

Marrëveshja e përkohshme e armëpushimit përfshin, gjithashtu, lirimin e 50 grave dhe fëmijëve, disa nga rreth 240 personat e marrë peng nga Hamasi gjatë sulmeve të tyre më 7 tetor.

Në këmbim, Izraeli ka thënë se do të lirojë 150 gra dhe adoleshentë palestinezë të mbajtur në burgjet e tij.

Pauza në luftime do të sjellë, gjithashtu, lehtësim për 2.2 milionë palestinezë në Rripin e Gazës, me premtimin për më shumë ndihmë shumë të nevojshme në enklavë sipas marrëveshjes.

BBC raporton se Izraeli ka thënë se ky nuk është fundi i luftës dhe se qeveria është zotuar të përfundojë misionin e saj për të eliminuar Hamasin dhe për të kthyer të gjitha pengjet.

Hamasi, të cilin Izraeli, ShBA-ja dhe fuqitë e tjera perëndimore e klasifikojnë si organizatë terroriste, ka thënë se marrëveshja do t’u japë palestinezëve kohë për t’u rikuperuar pas një sulmi intensiv ajror dhe tokësor izraelit, për të cilin qeveria e tij në Gaza thotë se ka vrarë më shumë se 14 mijë e 500 njerëz.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika