“Fillon java e kodimit në Kosovë”, Kurti: Në vitin e ardhshëm do të mësohet si lëndë nga klasa e parë

Kryeministri Albin Kurti ka shpallur fillimin e javës së kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare në Kosovë. Aktivitetet do të përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime dhe sesione informuese për kodim, inteligjencë artificiale dhe shkencat kompjuterike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sot do të fillojë java e kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare të Kosovës. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të zhvillohen qindra aktivitete “që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike”.

Ai theksoi se nga viti i ardhshëm Qeveria planifikon që lënda e kodimit të mësohet nga klasa e parë e shkollës fillore.

“Si Qeveri do të punojmë intensivisht që shkathtësitë e kodimit nga vitit i ardhshëm shkollor të mësohen nga klasa e parë e shkollës fillore”, tha ai.

Kryeministri Kurti u shpreh se Kosova është vend me potencial të madh të kodimit dhe se nxënësit janë të gatshëm që t’i përvetësojnë edhe më shumë shkathtësitë e tyre.

Sipas tij, kjo do të nxisë zhvillimin e inovacionit dhe të ekonomisë digjitale, duke mundësuar tërheqjen e investimeve të huaja.

“Kosova është një vend me potencial të madh të kodimit, inteligjencës artificiale e teknologjive të reja bashëkohore. Nxënësit dhe studentët tanë janë të etshëm dhe të gatshëm për t’i përvetësuar shkathtësitë e së ardhmes. Këto shkathtësi do të nxisin inovacionin dhe zhvillimin e ekonomisë digjitale te ne, do të mundësojnë tërheqjen edhe më të madhe të investimeve të huaja në këtë fushë, si dhe do ta bëjnë vendin tonë një adresë të fuqishme për inovacion dhe shërbime të avancuara digjitale”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika