Fillon procesi i regjistrimit të ndërmarrjeve sociale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministri i Financave, Hekuran Murati tha se sot po prezantojnë fillimin e procesit të ndërmarrjeve sociale, ndërmarrje këto që karakterizohen nga iniciativa e lirë, përkrahja për grupet e cenueshme si dhe vullnetarizimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe bizneseve, për informim rreth regjistrimit si ndërmarrje sociale, ka thënë se Qeveria ofron mundësinë që organizatat joqeveritare dhe bizneset të regjistrohen dhe të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale.

“Lehtësirat të cilat do t’u ofrojmë ndërmarrjeve sociale, në njërën anë e inkurajojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet e cenueshme, ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për t’i shërbyer pikërisht këtyre grupeve. Edhe të rritet punësimi, por njëkohësisht edhe mirëqenia. Punësimi në fillim përmes inkuadrimit, ndërkaq mirëqenia në fund përmes rishpërndarjes së fitimeve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se të dyja në veprimtarinë e tyre tashmë kanë punë me personat nga grupet e cenueshme, e kësisoj ai ka veçuar se po ua prezantojnë procesin e regjistrimit të ndërmarrjeve sociale dhe po i informojnë rreth përfitimeve që lehtësojnë punën e tyre në shërbim të këtyre grupeve të shoqërisë.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se si Qeveri në mënyrë të vazhdueshme kanë zbatuar politikat të cilat i adresojnë pabarazinë si në tregun e punës, po ashtu, edhe në nivelin e të hyrave në familje.

Murati tha se sot po prezantojnë fillimin e procesit të ndërmarrjeve sociale, ndërmarrje këto që karakterizohen nga iniciativa e lirë, përkrahja për grupet e cenueshme, si dhe vullnetarizimi.

Sipas njoftimit, ndërmarrjet sociale përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror, e në përkrahje të këtij misioni ato pranojnë edhe lehtësira, përgjatë operimit të tyre, për t’u kualifikuar për regjistrim si ndërmarrje sociale, si biznese ose OJQ që ofrojnë shërbime të ndryshme për grupe të cenueshme, përfshirë këtu edhe shërbime shëndetësore, rezidenciale, psiko-sociale dhe të aftësimit profesional.

Tutje, thuhet se organizatat joqeveritare dhe bizneset që ofrojnë shërbime të ndryshme për grupet e cenueshme përfshirë këtu shërbime shëndetësore, rezidenciale, psiko-sociale dhe të aftësimit profesional mund të aplikojnë për të marrë statusin e ndërmarrjeve sociale. Gjithashtu, përveç ofrimit të shërbimeve edhe kompanitë/OJQ-të që punësojnë së paku 30% të punonjësve nga grupet e cenueshme dhe bëjnë prodhimin apo përpunimin e produkteve mund të aplikojnë për të marrë statusin e ndërmarrjeve sociale. Para se të aplikojnë, bizneset/OJQ-të duhet ta definojnë qartë fushëveprimtarinë, klasifikimin në kategorinë A apo B, si dhe mënyrën e shpërndarjes së fitimit duke pasur parasysh se deri në 30 % e fitimit mund të shpërndahet për paga dhe mëditje, ndërsa pjesa tjetër shkon për zgjerim apo investim në veprimtarinë e tyre.

“Para se të aplikojnë, bizneset/OJQ-të duhet ta definojnë qartë fushëveprimtarinë, klasifikimin në kategorinë A apo B, si dhe mënyrën e shpërndarjes së fitimit duke pasur parasysh se deri në 30 % e fitimit mund të shpërndahet për paga dhe mëditje, ndërsa pjesa tjetër shkon për zgjerim apo investim në veprimtarinë e tyre. Për të aplikuar, për të fituar statusin e ndërmarrjes sociale, OJQ – të/bizneset dërgojnë dokumentet e nevojshme për aplikim te Divizioni për Ndërmarrjet Sociale në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT). Pas aplikimit, Komisioni për Vlerësimin e Statusit të Ndërmarrjes Sociale pajis bizneset/organizatat, të cilat kualifikohen me certifikatë të ndërmarrjes sociale, ku MFPT për ta lehtësuar rrugën e tyre drejt arritjes së misionit të tyre shoqëror, ofron disa përfitime”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika