Fituesja e Eurovisionit në listën e personave të kërkuar nga Rusia

Rusia ka futur fituesen ukrainase të garës së këngës Eurovision, Jamalan, në listën e saj të personave të kërkuar, raporton BBC

Rusia ka futur fituesen ukrainase të garës së këngës Eurovision, Jamalan, në listën e saj të personave të kërkuar, raporton “BBC”.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Susana Jamaladinova, raportohet se është akuzuar për shpërndarje “të informatave false për forcat e armatosura ruse”.

Kremlin shpesh ngre akuza të tilla ndaj personave që kundërshtojnë pushtimin rus të Ukrainës.

Jamala haptas ka akuzuar pushtimin rus të Ukrainës.

Ajo është vendosur në listën e personave të kërkuar muajin e kaluar, sipas uebfaqes për të drejtat e njeriut në Rusi “Mediazona”.

Detajet për vendosjen e emrit të saj në këtë listë janë publikuar vetëm të hënën. Kanali rus në Telegram, “Shot” ka pretenduar se Jamala është në këtë listë për “postim të informatave false” në lidhje me mizoritë në qytetin ukrainas Bucha në vitin 2022.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika