Fjalimi viral i Billie Eilish në “Grammy” kundra ICE: Askush nuk është i paligjshëm në tokë të vjedhur

Kënga hit e Billie Eilish, “Wildflower”, fitoi çmimin prestigjioz për Këngën e Vitit në Grammy 2026 të dielën dhe këngëtarja e përdori fjalimin e saj për të dënuar ICE-in dhe për të ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve.

Carole King ia dorëzoi çmimin Eilish-it, e cila u ngjit në skenë e shoqëruar nga vëllai dhe bashkëpunëtori i saj, Finneas. Të dy vëllezërit mbanin në xhaketë distinktivë me mbishkrimin “ICE Out”, ndërsa Eilish u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të fortë kundër bastisjeve dhe agresionit të ICE-it.

“Askush nuk është i paligjshëm në tokë të vjedhur,” tha Eilish.

“Është vërtet e vështirë të dish çfarë të thuash dhe çfarë të bësh tani… thjesht ndihem shumë shpresëplotë në këtë sallë dhe mendoj se duhet të vazhdojmë të luftojmë, të flasim dhe të protestojmë, sepse zërat tanë kanë vërtet rëndësi dhe njerëzit kanë rëndësi.”

Para se të largohej nga skena, Eilish deklaroi: “Ta marrë dreqi ICE-in.”

Kënga fituese ishte në konkurrencë me bashkëpunimin e Rosé dhe Bruno Mars “APT.”, hitin e Bad Bunny “DtMF”, “Golden” nga Huntr/x nga KPop Demon Hunters, “Luther” nga Kendrick Lamar dhe SZA, “Manchild” nga Sabrina Carpenter, “Abracadabra” nga Lady Gaga dhe “Anxiety” nga Doechii.

Eilish ishte një nga disa artistë që u shprehën kundër politikave të dhunshme të emigracionit të administratës Trump dhe përdorimit të tepruar të forcës nga ICE. Më herët gjatë mbrëmjes, Bad Bunny i bëri thirrje botës të largohet nga retorika e urrejtjes.

“Do të them ‘ICE out’,” tha ai.

“Ne nuk jemi të egër. Nuk jemi kafshë. Nuk jemi alienë. Ne jemi njerëz dhe jemi amerikanë.”

Edhe Olivia Dean iu referua rrënjëve të saj emigrante gjatë pranimit të çmimit Artisti i Ri më i Mirë.

“Dua të them se jam këtu si mbesë e një emigranti. Nuk do të isha këtu. Unë jam produkt i guximit dhe mendoj se ata njerëz meritojnë të festohen,” tha ajo.

“Wildflower” është singëlli i katërt nga albumi i tretë studio i Eilish, Hit Me Hard and Soft (2024). Kjo fitore shënon Grammy-n e 10-të për këngëtaren dhe kantautoren. Eilish fitoi Këngën e Vitit në vitin 2020 për hitin e saj gjigant “Bad Guy”, dhe sërish në vitin 2024 për këngën fituese të çmimit Oscar “What Was I Made For?” nga kolona zanore e filmit Barbie. Ajo gjithashtu fitoi çmimin Albumi i Vitit për When We All Fall Asleep, Where Do We Go?./Euronews

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika