Fluks i lartë në Kakavijë në nisje të vitit 2026, mijëra qytetarë kthehen drejt Greqisë pas festave

Në fillim të vitit 2026, Kakavijë po përballet me fluks të shtuar lëvizjesh drejt Greqisë, teksa bashkatdhetarët po rikthehen në shtetin fqinj pas festave të fundvitit të kaluara pranë familjarëve në Shqipëri.

Sipas Policia Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit nga dogana e Kakavijës kanë udhëtuar për në Greqi 6022 persona dhe 2049 automjete. Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur pritjet e gjata, Policia Kufitare ka punuar me 5 sportele për përpunimin e dokumenteve.

Qytetarët shprehen se pritjet janë të përballueshme.

“Kemi rreth 10 minuta që presim; kishim ardhur për festa në Shqipëri dhe i kaluam shumë bukur”, tha një emigrant.

Ndërsa një tjetër qytetar u shpreh: Kam rreth gjysmë ore që pres, besoj se radha do të ecë shpejt dhe nuk do të vonohemi.

Ndërkohë, për sot është paralajmëruar rikthimi i bllokadave nga fermerët grekë në aksin kombëtar Kakavijë–Janinë. Sipas palës greke, nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke), rruga do të bllokohet në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës që pritet të zhvillohet.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika