Fluks i madh i bashkatdhetarëve te Dheu i Bardhë, kolona deri mbi 1 kilometër

Kolonat e gjata kanë shkaktuar deri në dy orë pritje në hyrje të kufirit te Dheu i Bardhë. Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës, dhe kolona e veturave në hyrje të kësaj pike kufitare tashmë është 1 mijë e 200 metra

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë

Pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Dheu i Bardhë, vazhdon të jetë e ngarkuar nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve që po kalojnë përmes kësaj pike kufitare, e cila ua mundëson hyrjen në territorin e Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Pritjet për në hyrje te Dheu i Bardhë zgjasin 120 minuta, ndërkaq në dalje prej 3 deri në 5 minuta.

Kolona në hyrje të kësaj pike raportohet të jetë nga 1 mijë e 200 metra.

Statistikat nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

LEXO EDHE: Vazhdojnë kolonat në hyrje të Dheut të Bardhë, qytetarët presin afër 2 orë

Në vendkalimin kufitar në Muçibabë, bashkatdhetarët presin 40 minuta, ndërsa në Mutivodë pritjet tani janë 10 – 15 minuta.

Kolona e veturave për në hyrje te vendkalimi kufitar Muçibabë është deri në 400 metra.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët hyjnë dhe dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika