Forcat ajrore ukrainase rrëzuan 16 dronë iranian Shahed gjatë natës

Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës rrëzuan 16 dronë kamikazë iranian gjatë natës së 22 dhe 23 tetorit

Dronët Shahed-136

Gjatë natës së 22 dhe 23 tetorit, Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar 16 dronë kamikazë Shahed-136.

“Natën e 22-23 tetorit armiku tashmë ‘tradicionalisht’ sulmoi jugun e vendit me dronë luftarakë kamikaze. Njëmbëdhjetë dronë armiq u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe mjetet e Komandës Ajrore ‘Jug’ të Forcave Ajrore, në rajonin e Mykolaiv-it dhe tre drone të tjerë Shahed-136 u rrëzuan nga njësi të tjera të Forcave të Mbrojtjes të jugut”, ka njoftuar Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës .

Ndërkaq, sipas tyre, dy dronë të cilët arritën të depërtojnë nga drejtimi jugor, u shkatërruan nga armët kundërajrore të Komandave Ajrore “Lindje” dhe “Qendra” në lindje dhe veri të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë: Irani vendos ekspertë ushtarakë të dronëve në Krime

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, deklaroi se njësitet e mbrojtjes ajrore ukrainase tashmë kanë rrëzuar rreth 60% të objektivave ajrore të armikut dhe rezultatet priten të përmirësohen në të ardhmen e afërt.

Kurse sa i përket frunizimet me dronë nga shteti i i Iranit, anëtarët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për sanksione të reja që synojnë zyrtarët në Teheran, për dronët e prodhuar nga Irani të furnizuara në Rusi dhe të përdorura në sulmet ndaj Ukrainës.

BE me një paketë sanksionesh për Iranin, shkak furnizimi i Rusisë me dronë

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika