Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

FOTO:AFP

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar se Mohammed Deif, lideri i krahut ushtarak të Hamasit u vra nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës në korrik.

Izraeli e konfirmoi vrasjen e Deif një ditë pasi lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në Teheran.

“IDF-ja [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit] njofton se avionët luftarakë të IDF-së goditën zonat e Han Junisit, dhe pas një vlerësimi të inteligjencës, mund të konfirmohet se Mohammed Deif u eliminua në këtë sulm”, tha ushtria.

Hamasi nuk ka komentuar njoftimin e Izraelit për vrasjen e Deif, i cili u bë në ditën kur turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Teheran për funeralin e Haniyehut.

Deif ka qenë për shumë dekada në krye të listës së zezë të Izraelit.

Ndryshe, dje lideri politik i Hamasit është vrarë gjatë një sulmi në Teheran.

Garda Revolucionare e Iranit thotë se lideri politik i Hamasit është vrarë në Teheran

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika