Forcimi i raporteve ndërshtetërore – temë diskutimi në takimin Osmani – Briceno

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceno, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceno.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona”, shkroi ajo.

Osmani theksoi se Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës.

“Prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika