Franca dhe aleatët evropianë koordinojnë reagimin në rast të një ndërhyrjeje të SHBA-së në Grenlandë

Vendbanim në komunën Sermersooq që ndodhet në ishullin me të njëjtin emër në bregun juglindor të Grenlandës.

Franca ka bërë të ditur se është duke u koordinuar me aleatët evropianë për mënyrën e reagimit në rast se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin një pushtim të Grenlandë, në një klimë tensionesh të shtuara të nxitura nga kërcënimet gjithnjë e më të shpeshta të presidentit amerikan Donald Trump.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, deklaroi se kjo çështje do të jetë pjesë e diskutimeve në një takim me ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Polonisë, i planifikuar për të mërkurën.

“Ne duam të ndërmarrim veprime, por synojmë që këtë ta bëjmë së bashku me partnerët tanë evropianë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Danimarkë ka paralajmëruar se një pushtim i Grenlandës nga SHBA-të do të nënkuptonte fundin e aleancës ushtarake perëndimore dhe të arkitekturës së sigurisë së ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Të martën, udhëheqësit evropianë ritheksuan se Grenlanda i përket popullit të saj.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe ekipi i tij janë duke shqyrtuar një sërë opsionesh për blerjen e Grenlandës, përfshirë edhe mundësinë e përdorimit të ushtrisë amerikane.

Në mbrëmjen e së martës, parlamenti danez zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e cilësuar si e paprecedentë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, së bashku me homologen e tij nga Grenlanda, Vivian Motzfeldt, po kërkojnë një takim urgjent me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika