Franca i kërkon Kosovës hapa për Asociacionin para anëtarësimit në KiE

Një bisedë telefonike të rëndësishme e ka zhvilluar kryeministri Albin Kurti. Ai ka folur me presidentin francez, Emmanuel Macron, e edhe tema ishte tejet me rëndësi. Sipas Presidencës franceze, nga Kosova priten hapa për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Qeveria ka thënë diçka tjetër për bisedën e analistët e vlerësojnë kërkesën e Francës edhe si mesazh i shteteve tjera kryesore evropiane

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Teksa kanë mbetur pak javë, deri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të cilët pritet votojnë për kandidaturën e Kosovës, për anëtarësim në Këshill të Evropës, çështja e Asociacionit është kthyer në diskutim.

Lëvizje për formimin e Asociacionit është kërkuar edhe nga Franca, përmes një bisede telefonike që ka zhvilluar presidenti Emmanuel Macron, me kryeministrin e Kosovës.

Në njoftimin e presidencës franceze, çështja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është lidhur me zbatimin e Asociacionit.

“Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Presidenti i Republikës shprehu keqardhje për dështimin e votimit për revokimin e disa kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Ai kujtoi se mbeti i domosdoshëm organizimi i zgjedhjeve të reja sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e popullatës serbe”, thuhet nga Presidencës së Francës.

Por, tjetër version të kësaj bisede kanë thënë nga Qeveria e Kosovës.

Në komunikatën për media, ekzekutivi nuk ka përmendur specifikisht çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por vetëm kanë shprehur besimin se kanë mbështetje të Francës.

“Kryeministri shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike të 16 prillit. Ai theksoi se Republika e Kosovës meriton anëtarësimin mbi bazën e performances dhe arritjeve në zhvillimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe linjëzimit të saj me vlerat dhe politikat perëndimore. Sa i përket temës së procesit të dialogut në Bruksel dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti insistoi në respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të saj të 18 marsit”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Por, mesazh i qartë për Kosovën po vlerësohet kjo telefonatë e presidentit francez.

“Duke u nisur nga ajo që presidenti i Francës nuk besoj që z.Kurti e ka thirrur për me pyet si është, mendoj kur një shtet si Franca e thirr një vend kaq të vogël, dhe të parëndësishëm e thirr vetëm për ti dhënë detyra dhe obligime dhe po supozoi që obligimi dhe detyra kryesore e qeverise së Kosovës, është që të paktën minimumi që po kërkohet, nga ne në këtë moment është që ta dërgoi draft statutin për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo rrjedhimisht mund të jetë kushti i radhës për Kosovën, që të pranohet në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Dritëro Arifi – Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Njëjtë shprehet edhe analisti Visar Ymeri, i cili shton se qëndrimi i shtetit të Francës tregon edhe qëndrimin e shteteve të tjera evropiane.

“Po duket që Kosova do ta ketë këtë kërkesë, kërkesa sigurisht që ka të bëjë me dërgimin e statutit në Gjykatën Kushtetuese, që për shumë vende evropiane dhe veçanërisht për ndërmjetësuesit e dialogut shihet si ky hapi i cili nuk mund të kthehet prapa më, pastaj natyrisht Gjykata Kushtetuese do të vendose për dokumentin dhe tash gjykuar nga kjo që dëgjuam dje nga presidentja në intervistën që kishte për Zërin e Amerikës është duke i diskutuar me gjasë edhe modalitetet si do të dërgohet dhe kush do ta dërgojë”, ka thënë Ymeri.

Kosova tashmë ka ndërmarr një veprim si kusht që kishte për të vazhduar procesin për anëtarësim në Këshill të Evropës. Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, Agjencisë Kadastrale ka transferuar 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika