FSK merr pjesë në konferencën dhe panairin e Industrisë së Mbrojtjes në ShBA

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shefi Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Ilir Qeriqi po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2023” në ShBA

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shefi Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Ilir Qeriqi po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2023” në ShBA, me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), në emër të KOMFSK-së.

“Në kuadër të sesioneve të konferencës dhe panairit vjetor, Gjeneral Qeriqi është takuar me përfaqësuesit e kompanive më të njohura prodhuese të industrisë amerikane të Mbrojtjes, respektivisht pajisjeve ushtarake, ku u njoftua me zhvillimet e fundit teknologjike në këtë fushë përmes prezantimeve informuese si dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka njoftuar FSK.

Gjeneral Qeriqi në kuadër të konferencës ka takuar edhe drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James Hursch dhe përfaqësuesin nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Asistencë në Siguri (USASAC ) kolonelin Singleton ku u diskutua për procesin e bashkëpunimit dhe blerjeve nga ShBA.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se synimi i KOMFSK-së është që Ushtria e Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e gatshme për të përballuar të gjitha sfidat e sigurisë.

Sipas FSK-së, kjo vizitë është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në, në fushën e mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika