FSShK nuk e mbështet protestën e paralajmëruar nga Shoqata sindikale e QKUK-së

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nuk do ta mbështesë protestën e paralajmëruar nga Shoqata sindikale e QKUK-së

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e cila ka brenda saj 54 shoqata sindikale me mbi 10 mijë anëtarë, nuk do ta mbështesë protestën e paralajmëruar nga Shoqata sindikale e QKUK-së.

Kjo për shkak se kjo protestë nuk është koordinuar me FSShK-në. Enlirat Duraku, zyrtar për Marrëdhënie me Publikun, ka thënë se sindikata e QKUK-së nuk e ka mbështetjen e punëtorëve shëndetësorë dhe as të stafit mbështetës të vetë QKUK-së.

“Duke u bazuar që tani jemi në proces të Ligjit të Pagave, gjetjen e modaliteteve dhe kontributit që sa më shpejt të fillojë implementimi i tij, FSSHK nuk e ka luksin dhe as kohën që të merret me tekat e individëve dhe strategjitë e dobëta të matjes së ndikimit dhe përkrahjes së një shoqate sindikale, fushëveprimi i së cilës nuk tejkalon oborrin e QKUK-së, madje e cila nuk e ka mbështetjen as të punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës të vetë QKUK-së”, ka thënë Duraku.

Tutje, Duraku ka thënë se një protestë e tillë e paralajmëruar nga sindikata e QKUK-së, nuk do t’i zgjidhte problemet.

Po ashtu, ai ka theksuar se qëllimi i protestës nuk e ka prioritet mirëqenien e stafit shëndetësor.

“FSSHK beson se nuk fitohet mbështetja dhe as nuk ka mundësi që të rregullohen problemet e brendshme të shoqatave sindikale përmes aktiviteteve që kanë për qëllim matjet dhe testimet e mbështetjes, mirëpo me punë, angazhim dhe prioritete të cilat i tejkalojnë ato personale dhe që janë në të mirën e përgjithshme”, ka thënë ai.

Shoqata Sindikale e QKUK-së do të protestojë përballë Qendrës Emergjente të QKUK-së të premten e 21 shtatorit.

Përmes një njoftimi kjo sindikatë ka bërë të ditur se kërkon rritje pagash prej 50 për qind për implementimin e pagave për punëtorët e QKUK-së.

Gjithashtu, në njoftim theksohen edhe kërkesa të tjera siç janë, rritja e investimeve në shëndetësi, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit.

Sipas tyre, këto kërkesa adresohen për shkak se pagat nuk janë rritur as sipas rritjes ekonomike që nga viti 2014, dhe rritjes së inflacionit mbi 10 për qind, i cili ka vështirësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika